Bruno Telushi është rikthyer te Flamurtari. Mesfushori difensiv që bën mjaft mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit ka vendosur që të rikthehet te ekipi ku nisi karrierën e tij si futbollist.

Pavarësisht interesimit që kishte klubi i Tiranës, Telushi preferoj më shumë të transferohej në Kategorinë e Parë. Kujtojmë që dje, 34-vjeçari shkëputi kontratën me Elbasanin, duke dalë lojtar i lirë në treg.

Teksa lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi në faqen zyrtare, duke i uruar Telushit mirëseardhjen në shtëpi.

Por duket se Telushi nuk do te jete i vetmi futbollist i Elbasanit qe do te firmose ne Vlore. Burime te gazetes “Shkodra Sport” bejne te ditur se me shume mundesi pjese e Flamurtarit do te behet edhe futbollisti shkodran Edon Hasani, megjithate kjo gje do te vendoset brenda pak ditesh.