Kategoria e Parë mbyll ditën e sotme javën e saj të 20-të, me dy sfida vërtet interesante. Në orën 14:00, Apolonia do të presë në Fier skuadrën e Orikut.
Ekipi i drejtuar nga Dovedan duket se ka marrë zemër nga fitorja e fundit përballë Dinamos dhe tani shikon për një vend në zonën “playoff”. Nga ana tjetër, Oriku është në luftë për mbijetesë dhe një tjetër fitore mund t’i nxjerrë nga zona e ftohtë.
Në orën 17:00, në Vlorë zbresin Flamurtari dhe Dinamon në supersfidën e kësaj jave. Të dyja skuadrat do të kërkojnë që të përfitojnë nga ndalesa e Skënderbeut dhe duket se të dyja do të luajnë vetëm për tre pikët dhe për të lënë pas humbjet që morën javën e kaluar.
NDESHJET:
APOLONIA – ORIKU 14:00
FLAMURTARI – DINAMO 17:00