www.shkodrasport.com
Flamurtari do parakontratë me Smajlin për në qershor
Në Vlorë duan ta kenë medoemos në rradhët e tyre Dritan Smajlin. Pas insistimit të vazhdueshëm për ta marrë që tani dhe refuzimit të Vllaznisë për ta lënë të lirë, drejtuesit e Flamurtarit janë duke menduar tjetër gjë. Ata po kërkojnë që mbrojtësi 27 vjeçar të firmosë që tani një parakontratë në mënyrë që në qershor, atëherë kur I mbaron kontrata me Vllazninë, të firmosë zyrtarisht për skuadrën vlonjate. Lajmi bëhet I ditur nga burime pranë lojtarit që e konfirmojnë insistimin e vazhdueshëm të drejtuesve të Flamurtarit për ta marrë Smajlin. Dëshira e tyre është për ta marrë që tani por drejtori sportiv I Vllaznisë Armir Grima tre ditë më parë, në gazetën tonë u shpreh se “nëse vlonjatët e duan me çdo kushte këtë futbollist, atë mund ta marrin nëse paguajnë 200 mijë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës”. Sigurisht që ishte një përgjigje për të larguar interesimin e kësaj skuadre për mbrojtësin e djathtë të kuqebluve sepse ai nuk vlen aq shumë. Për më tepër që I kanë mbetur edhe vetëm 6 muaj kontratë në Shkodër. Në kushte të tilla, vlonjatët kanë menduar që të paktën ta kenë të gatshëm në verë për të firmosur dhe prandaj I kanë ofruar një parakontratë që tani. Tashmë duhet të presim se çfarë do ndodhë. Nëse vërtetë Dritan Smajli do hedhë firmën apo jo. Me shumë siguri, ai më parë do ulet në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë sepse nuk mund të ikë kollaj nga kjo skuadër që I dha emër dhe me të cilën po luan prej 5 sezonesh. Kjo për të parë se çfarë projekti kanë ata për të ardhmen dhe pastaj për të vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, në Shkodër apo në Vlorë?