Sot Kastrioti i Krujës edhe matematikisht ka siguruar daljen në Superligë për sezonin e ardhshëm.
Një sukses i merituar i kësaj skuadre që ka ditur të dominojë dhe “t’u tregojë dhëmbët” të gjithë kundërshtarëve.
Padyshim që meritën për këtë sukses e kanë të gjithë, duke filluar nga drejtuesit, trajnerët, futbollistët por edhe tifozët.
Por ne duam të ndalemi tek një person: Trajneri Samuel Nikaj. Ai ka një kontribut të jashtëzakonshëm tek ky sukses, që nga përzgjedhja e lojtarëve, drejtimi i tyre apo dhe mënyra e veçantë e punës që ai aplikon.
Gjithsesi, e evidentuam këtë trajner edhe për një fakt tjetër. Suksesi i tij i sivjetëm me Kastriotin e Krujës është i dyti rradhazi në karrierën e tij si trajner.
Vjet ngjiti Flamurtarin e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Nikaj kësisoj duket se ka krijuar profilin e trajnerit që di të ngjisë skuadrat në Superligë.
Nëse këtë e bëri një herë, e bëri dy herë, me shumë siguri duhet të presim të tretën.
Mbase është një kujtesë e drejtuesve të ekipeve të ndryshme të kategorisë së parë të cilët nëse duan të arrijnë këtë sukses me ekipet e tyre, duhet të kenë në pankinë trajnerin shkodran Samuel Nikaj.
© shkodrasport.com