Skuadra e shkodranit Samuel Nikaj, Flamurtari i Prishtinës, ka arritur pasditen e sotme tjetër fitore në kampionat duke përforcuar pozitat e saj në vendin e dytë në Ligën e parë të Kosoës. Në ndeshjen e luajtur në fushën e vet, ajo ka fituar 2-0 me ekipin e Deçanit dhe ajo që duhet përmendur është se golin e dytë në këtë takim, atë që vulosi fitoren, e ka shënuar sulmuesi shkodran Jurgen Gjini. Fitorja nuk është vënë për asnjë moment në dyshim nga skuadra prishtinase që kësisoj merr edhe tre pikë të tjera që e ndihmojnë atë për të konsoliduar pozicionin aktual në renditje.

Me fitoren e sotme, Flamurtari është ngjitur në kuotën e 21 pikëve duke qenë vetëm dy pikë larg Vllaznimit të Gjakovës që luan nesër ndeshjen e rradhës ndaj Vitias. Ecuria e skuadrës që drejtohet nga Nikaj duket shumë e mirë që në momentin kur drejtimin e saj e ka marrë ai dhe këtë e konfirmojnë faktet. Në katër ndeshjet që ai drejton këtë ekip, ka arritur të marrë plot 10 pikë nga 12 të mundshmet, me një barazim dhe tre fitore rradhazi. Me këtë ecuri, duket se Flamurtari është shumë pranë arritjes së objektivit për t’u ngjitur në Vala Superliga në fund të sezonit, ngaqë siç dihet, dy ekipet e para e sigurojnë direkt këtë gjë.

© shkodrasport.com