Flamurtari do jetë sot mik në Shkodër në kuadër të raundit të 1/16 të kupës së Shqipërisë. Vlonjatët që kanë fituar ndeshjen e parë në shifrat 2-1 kundër Vllaznisë, do tentojnë kualifikimin sot. Dhe për këtë ekipi vlonjat duket shumë i motivuar për një rezultat pozitiv.
Kështu trajneri Troisi duket se ka vendosur edhe për 11tshen që do zbresë në fushë sot në “Loro Boriçi”. Kështu elementëve të eksperiencës i shtohen edhe disa lojtarë të talentuar që premtojnë për të ardhmen. Kështu në portë pritet Moçka. Repartin e mbrojtjes pritet ta përbëjnë emra si: Liçaj, Bicaj, Qarri dhe Dos Santos.
Në mesfushë shkodrani Pjeshka duket i paprekshëm , ku do ketë edhe mbështetjen e Dishes dhe Camargos. Në sulm Metani që ka zhvilluar ndeshje pozitive së fundmi së bashku me brazilianin Souza do plotësojnë repartin edhe me Flores, ish-sulmuesin e Kukësit.
Kuqezinjtë janë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar aspak. Pasi Vllaznisë i lind detyra të përmbysë shifrat kundër një ekipi që nuk ka aspak presion dhe në këtë mënyrë bëhet akoma edhe më i rrezikshëm.
Endri ÇINARI