Skuadra vlolnjate humbi dje në fushën e saj ndaj Luftëtarit, duke djegur shansin për t’iu shkëputur Kukësit në vendin e dytë.
Flamurtari nuk mundi të shënonte dhe në pjesën e dytë u ndëshkua nga një gol i Shkurtajt.Por vlonjatët nuk humbën vetëm pikët në këtë ndeshje.
Dy titullarë shumë të rëndësishëm, Useini dhe Sidibe, kanë marrë kartonin e 4-t të verdhë dhe janë të skualifikuar për ndeshjen e së hënës me Vllazninë, që luhet në Shkodër.
Janë lojtarët që bëjnë një punë të madhe para mbrojtjes së ekipit vlonjat, duke thyer sulmet e kundërshtarit, ndaj dhe mungesa e tyre do të ndihet në Shkodër.
Po ashtu, për ndeshjen me Vllazninë është në dyshim të fortë edhe portieri Nurkoviç, i cili u dëmtua dje dhe i la vendin të riut Pano Qirko.
Ndoshta deri të hënën ai mund të riaftësohet, por në këtë moment trajneri Duro poi bën llogaritë pa portierin titullar./Vipsport/