Flamurtari-Kukësi ishte një ndeshje e gjitha për t’u parë. Vlonjatët, pas plot pesë vitesh, ia kanë dalë të triumfojnë kundër verilindorëve.
Për herë të fundit kishin triumfuar në kampionat në tetor të vitit 2013. Edhe asokohe Kukësi drejtohej nga Cungu.
Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar në fundin e pjesës së parë. Një kros i Torasës kthye në gol nga Albi Alla, i cili ka debutuar me gol me fanellën e Flamurtarit. Mbrojtësi i realizoi ish-ekipit të tij në të 40’ dhe kaq mjaftoi.
Shumë nervozizëm, kartonë të verdhë. Një minus i madh gjendja e fushës në stadiumin Flamurtari, që u bë pengesë për lojën e të dyja ekipeve.
Cungu i luajti të gjitha kartat, duke aktivizuar Harbën dhe Shpehar në sulm, por më shumë golit iu afrua Cuculi. Gjithsesi kuqezinjtë ruajtën avantazhin dhe e thyen “mallkimin”.