Flamurtari do të bëjë një revolucion në merkaton e janarit. Klubi vlonjat ka marrë vendimin për të spastruar ekipin pas rezultateve jo të pritshme. Gjithçka filloi me shkarkimin e trajnerit Emiliano Çela, ndërsa ‘fshesa’ nis edhe te lojtarët tashmë.
Matheus Indio nuk është më një futbollist i vlonjatëve me brazilianin që është rikthyer në vendlindjen e tij Rio de Janeiro. Indio kishte dalë jashtë planeve disa javë më përpara me stafin teknik që vërejti një mungesë impenjimi nga ai në stërvitje.
Mesfushori brazilian ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë sezon të përkthyer në vetëm 212 minuta lojë. Drejtuesit kanë vendosur ta ndëshkojnë edhe me gjobë siç është e parashikuar në marrëveshjen e firmosur duke i mbajtur 30% të kontratës.