Flamurtari kërkon me doemos rikthimin në Superiore dhe për këtë Sinan Idrizi është i papërmbajtshëm. Presidenti ka vendosur që ky sezon t ëjetë i fundit që kuqezinjtë luajnë në Kategorinë e Parë, pasi tashmë synojnë rikthimin në elitë.

për të bërë të mundur diçka të tillë, Idrizi ka nisur të kontaktojë edhe personalisht lojtarët. Kështu Dejvi Bregu është i piketuari i radhës që presidenti synon ta bëjë pjesë të kuqezinjve. Në fakt për 28-vjeçarin do të ishte një rikthim në shtëpi kalimi në Vlorë.

Vlonjati pëlqehet shumë nga Andrea Agostineli dhe kreu i klubit ka vendosur të zbrezë “thesin” për transferimin e tij. Në këtë mënyrë Bregu mund të rikthehet në Vlorë pas 9 vitesh, teksa në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta në Superiore. Eksperienca e tij do të ishte në vlerë e shtuar për ish-timonierin e Partizanit për t’i besuar një fanellë titullari në sezonin e ri.

Kujtojmë se përveç ekipeve shqiptare, 28-vjeçari ka luajtur edhe në Turqi me ekipe si Boluspor dhe Umraniyespor, ndërsa së fundmi mbylli aventurën e tij me Ëisla Krakoë në Poloni.