Flamurtari po vuan shumë në këtë pjesë të dytë të sezonit. Madje, vlonjatët u hodhën në merkato, afruan Marselo Troisin si trajner e bën disa përforcime cilësore. Po, një pjesë e lojtarëve të afruar u larguan, duke qenë se kuqezinjve iu bllokua merkato nga FIFA për borxhet e prapambetura.

Por, në Vlorë, duket se nuk kanë të sosur hallet me skuadrën e futbollit. Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e Flamurtarit nuk do të kenë Lipin që nuk federohet për shkak se ka luajtur në futbollin amator në Greqi, ndërsa rregullorja parashikon që një lojtar duhet që në 6-të muajt e fundit duhet të luajë në nivel profesionist.

Edhe lojtarëve brazilianë u është sosur durimi, madje kanë pasur oferta edhe nga ekipe të tjera të elitës dhe së Parës këtë periudhë. Ndërsa dëmtimi Denis Pjeshkës që me shumë gjasa nuk do të luajë të mërkurën në kupë ndaj Vllaznisë shqetëson pa mase. Ai ka qenë për fizioterapi pranë mjekut Ilirjan Haxhaja në Shkodër…

Vlonjatët krahas synimit për t’u kualifikuar në Kupën e Shqipërisë, duke qenë ndeshja e parë në Shkodër dy javë më parë përfundoi 1-2 , kanë si synime dhe fitoren në fundjavë në kampionat, ku ndeshen me ekipin e Luftëtarit në Gjirokastër./Vipsport/