Flamurtari vijon marshimin e tij duke marrë maksimumin dhe në fushën e Luftëtarit.
Të besuarit e teknikut Ilir Daja kanë mundur që të triumfojnë minimalisht në Gjirokastër, duke ju falur kapitenit Tomislav Bushiç.
Sulmuesi kroat ishte i saktë në minutën e 25-të, pasi shfrytëzoi maksimalisht një pasim të Mustës nga e majta.
Në pjesën e parë skuadra ishin të kujdesshme, por pas avantazhit të vlonjtavë vendasit tentuan të reagonin, por pa mundur që të arrinin të gjenin golin.
Në pjesën e dytë skuadrat zhvilluan një lojë të hapur dhe krijuan raste të pastra për shënim. Ishte fillimisht Bushiç, ai i cili mund të kishte vulosur që në mesin e pjesës së dytë fatin e këtij takimi, pasi kishte një mundësi ideale për të dyfishuar rezultatin, por shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme.
Në anën tjetër disa herë vendasit tentuan që të vendosnin ekuilibrin, por për meritë të Koliçit, porta e kuqezinjve mbeti e paprekur. Në minutat e fundit bluzinjtë dominuan totalisht lojën, por pa mundur që të krijonin ndonjë rast që mund të sillte golin e barazimit.
Në sekondat e fundit Bushiç shpërdoroi dhe një mundësi tjetër. Flamurtari vijon që të mbajë portën e paprekur edhe pas javës së tretë, por në të njëjtën kohë shkon në kuotën e 7 pikëve, duke arritur vendin e parë, së bashku me Skënderbeun.
Në anën tjetër është Luftëtari, i cili humbet ndeshjen e tretë radhazi në Superiore. Bluzinjtë pozicionohen në vendin e fundit të klasifikimit.
Luftëtari 0-1 Flamurtari
Shënues: Bushiç 25′