Flamurtari, premio të çmendur për kokën e Apolonisë dhe Laçit. 200 milionë lekë për dy ndeshje, njëkohësisht përfitojnë edhe 5 milionë lekë për çdo lojtar dhe anëtar të stafit nëse arrihet Superiorja.
Lajmi bombastik është konfirmuar për “Panorama Sport”, nga vetë presidenti i klubit Sinan Idrizi. “Futbollistët të luajnë siç dinë, për të tjerat mendoj unë. Do të vendos shpërblimin që nuk e keni parë asnjëherë në Superiore. Për dy ndeshje 200 milionë lekë. Në fund respektojmë edhe kontratën që e kemi si klauzolë.
Për arritjen e objektivit do të kenë edhe 5 milionë lekë në fund, secili në dorë”, përfundon Idrizi. Sipas përllogarisë, me sigurimin e biletës së Superiores çdo pjesëtar i Flamurtarit mund të përfitojë mbi 10 milionë lekë për kokë.
Sot Flamurtari do të ketë mbështetjen e madhe të tifozëve. Veç grupimit ultras, drejt Elbasanit edhe shumë tifozë që do të udhëtojnë me automjetet e tyre private.