Kampionatet e moshave ne futbollin amator ne Zonen e Shkodres jane mbyllur tashme dhe si rrallehere keto vitet e fundit, kemi nje shperndarje te shtate trofeve ne shtate ekipe te ndryshme.

Pasi kemi mbyllur me sukses prononcimet e shtate trajnereve kampione, nga dje, gazeta “Shkodra Sport” do te nis rubriken “Flasin drejtuesit”. Per kete arsye po e vazhdojme kete rubrike me drejtorin teknik te Akademise “Shpresa”, z.Ardit Mani me te cilin gazeta ka zhvilluar intervisten e meposhtme:

– Keni mbyllur një sezon në kampionatet e Ligës Amatore. A keni bërë një analizë të ecurisë së ekipeve tuaja dhe si e gjykoni atë?

Kete sezon Akademia Shpresa ka marre pjese me 4 grupmosha, U9, U11, U13 dhe U15. Çdo moshe ka ecurine e vet duke evidentuar te mirat dhe veshtiresite e hasura. Te gjitha ekipet kane qene pjesmarres ne kupe duke u paraqitur shume mire dhe duke dale me te gjithe ekipet deri gjysemfinale.

Kurse ne kampionat U15 u rendit ne vendin e 3 ne grup, U13 e dyta ne grup duke u eliminuar ne gjysmefinale, kurse U11 e treta ne grup dhe U9 fituese kupe dhe kampione lige.

Eshte nje pune fantastike e trajnerve te U15 S.Goga dhe E.Mani te cilet kane bere nje pune te palodhur me kete grup sportistash, gjithashtu edhe trajneri A. Rrashketa i cili po rrit çdo dite cilesine e grupit.

– Suksesi me ekipin U9 ka qenë i pritshëm?

Ne fakt i pritshem ka qene pasi jane nje grup femijesh te cilet kane disa vite qe luajne bashke dhe shpresoj shume qe edhe ne vazhdim te kene keto suksese keto femije pasi e meritojne.

– Cilat janë gjërat pozitive që keni evidentuar në këtë sezon në futbollin amator?

Pas çdo perfundim sezoni secili nga ne ben nje analize per te evidentuar te mirat dhe gabimet dhe per t’u permiresuar me sa mundemi per sezonin e ardhshem.

Kete sezon ne ligen amatore per mendimin tim pikat e forta jane rritja e cilesise te ekipeve pjesmarrse dhe konkurrenca e forte brenda grupeve, ku ketu duhet te pershendetet puna e mire e te gjithe trajnereve dhe ekipet pjesmarrese. Gjithashtu deshiroj te uroj suksese edhe dy ekipet e reja qe kane hyre ne ligen e Shkodres “FC Murlanin” dhe “FC Basania” te cilat e bene me te bukur kampionatin dhe kupen me konkurencen e treguar. Gjithashtu duhet te permendet puna e mire e zyres rajonale dhe drejtuesave te saj.

– A ka probleme që keni evidentuar?

Siç e thashe me larte ne nje sezon te gjate dhe me veshtiresi te ndryshme te hasura (pandemia) normale qe do kete edhe problematika te ndryshme gjate kampionatit dhe kupes. Une po permendi nje, dikush tjeter mund te kete te tjera, por kemi vene re nje papergjegjshmeri te disa arbitrave dhe bashkepunetoret e tyre si ne ardhjen ne kohe ne ndeshje, por edhe ne gjykime skandaloze.

Gje qe per kete pune personat kompetent duhet t’i shikojne me kujdes keto ankesa qe ne po bejme, pasi Liga Amatore duhet te jete shkolle per rritjen cilesore te tyre si ne aspektin profesional por edhe ne ate edukativ dhe qytetare dhe ti kemi krah qe t’i mesojme femijet me disiplinen sportive dhe edukaten qytetare per te cilin kane nevoje brezat.

– Cilat janë synimet për sezonin e ardhshëm?

Shpresojme shume qe sezoni i ardhshem te na gjeje edhe me paraqitjen ne lige edhe me U17 duke mbyll keshtu edhe ciklin e plote per futbollin dhe duke bere me te miren nga çdo ekip ne paraqitjen me konkurence ne Lige pse jo dhe te pretendojme edhe kupe dhe kampionat.

Gjithashtu ky vit shpresojme shume qe Shoqata “Shpresa” te perfshije brenda vetes edhe grupet ne sportet te ndryshme ketu duke perfshire notin, volejbollin, basketbollin dhe hendbollin duke rrite cilesine e edukimit sportiv te brezave te rinj. Kete gje shpresoj shume qe t’i arrrijme me bashkepunimet me specialiste trajnere te fushes ne keto disiplina.

– Çfarë do të ndryshoni ne punen tuaj?

Nuk eshte se do ndryshoja gjera te medha por shpresoj ne bashkepunimin mes trajnereve, femijeve, prinderve dhe duke futur ide te reja trajnimi si dhe shume shpejt te gjithe trajneret do te zhvillojne kurse trainimi Uefa A pasi keshtu mund te ecim perpara duke rrite cilesine sportive. Nje falenderim i veçant eshkon per te gjithe prinderit qe na besuan per punen tone./SHKODRA-SPORT.COM/