Kampionatet e moshave ne futbollin amator ne Zonen e Shkodres jane mbyllur tashme dhe si rrallehere keto vitet e fundit, kemi nje shperndarje te shtate trofeve ne shtate ekipe te ndryshme.
Pasi kemi mbyllur me sukses prononcimet e shtate trajnereve kampione, prej dy ditesh, gazeta “Shkodra Sport” ka nisur rubriken “Flasin drejtuesit”. Per kete arsye po e vazhdojme kete rubrike me presidentin e ekipit “Juban Danja”, z.Ferdinand Jaku.
Njeriu qe krijoi te parin ekip te futbollit te femrave ne Shqiperi ketu e 16 vjet me pare, tashme me ekipin e vajzave 13 vjeçare fiton te parin kampionat te organizuar nga FSHF per kete grupmoshe. Kuptohet qe ai ka patur emocionet e tij per kete sukses, emocione qe i shfaq edhe ne intervisten e dhene per gazeten tone:
– Keni mbyllur kampionatin e pare me moshat e vogla ne Ligën Amatore. A keni bërë një analizë të ecurisë së ekipit tuaj dhe si e gjykoni atë?
Ne fakt kemi rreth 10 vite qe ne stervisim vajza te moshave me trajnere Emanuela Jaku, Paula Jaku dhe Loreta Jaku, ku vlen per t’u theksuar se shume prej ketyre vajzave te moshave, jane rritur dhe jane bere pjese e rendesishme e ekipit te pare te Jubanit si dhe te kombetares Shqiptare! Keshtu qe kjo eksperience na ka bere qe ne te krijojme dhe te mendojme per ekipe per moshat vetem per vajza!
Por per arsye te mungeses se ekipeve ne Ligen Amatore te Rajonit Shkoder, ndeshjet i zhvillonim me ekipe djemsh! Kete vit me krijimin e disa ekipeve te grupmoshes U13, fati dhe mendoj shperblimi i mundit dhe sakrifices ne grup, ku merite te veçante ka trajnerja Loreta Jaku, na buzeqeshi duke u shpallur kampion te liges rajonale Shkoder, ne kete organizim te pare te kesaj grupmoshe!
– Suksesi me ekipin U13 te vajzave ka qenë i pritshëm?
Po normalisht ka qene i pritshem sepse vajzat qe aktualisht u shpallen kampione, jane stervitur rregullisht me shume deshire, duke pasur vazhdimisht mbeshtetjen e prinderve te tyre. Aq me teper qe ky eshte nje grup qe punon prej nje periudhe 2-3 vjeçare dhe trajnimi me shume dashuri nga dy trajneret tashme me eksperience ne kete model, si Loreta dhe Paula, kane arritur te krijojne nje grup qe argetimin e tyre e kane kthyer ne edukim futbollistik!
– Cilat janë gjërat pozitive që keni evidentuar në këtë kampionat të parë të pjesmarrjes në futbollin amator vetem me vajzat e vogla?
Se pari eshte kenaqesi dhe krenari qe ne kete kampionat te pare Jubani shpallet kampion per kategorine U13 vajza 2020-2021.
Pozitive eshte se kampionati u zhvillua ne mes ekipeve femerore, ku konkurenca eshte pa diferenca fizike, force, teknike, pasi djemte normalisht jane me lart ne çdo aspekt. Ana morale e vajzave ndikon pozitivisht ne rezultatet me diferenca te vogla, gje qe nuk i dekurajon vajzat per vazhdimesine, vemendjen e publikut dhe e drejtuesve ndaj ketij modeli.
– A ka probleme që keni evidentuar?
Kur kemi filluar para 16 viteve kishim shume probleme si opinioni, nfrastruktura, organizimi, financa!
Sot ne kete aspekt ka disa ndryshime qe me bejne te ndihem mire. Futbolli i femrave ka marre permasa te medha, ka nje gjitheperfshirje gjeografike, por ka mangesi ne menyren, strategjine e organizimit per masivizimin e vajzave, me gjithe projektet qe po mundohen te implementojne.
Por infrastruktura stervitore ne shkolla ku frekuentojne mesimin, ambjentet ku zhvillohen ndeshjet, lene per te deshiruar. Nevojitet nje mbeshtetje financiare per te mbeshtetur shoqatat (akademite) qe jane evidentuar tashme si modele qe kane aftesi edukuese dhe trajnuese.
Por mos te harrojme eshte nje pune e veshtire qe behet nga drejtuesit per te evidentuar vajzat qe kane deshire dhe dine te luajne por eshte e veshtire te bindesh familjaret qe t’i lejojne keto femije te sterviten me futboll.
– Cilat janë synimet për sezonin e ardhshëm?
Ekipi i pare i femrave “Juban Danja” tashme ka kaluar ne emrin “Murlan”, per pamundesi financiare, duke mos pasur mbeshtetjen e institucioneve perkatese, pasi per te mbajtur nje ekip te rriturash kerkon nje kosto te madhe financiare. Qe do te thote se çdo gje ka nje fillim dhe nje mbarim. Pasioni per ate çfare une kam krijuar dhe ne fakt po e shijoj sa here qe flitet per futbollin e femrave, me ka ba te mendoj dhe te organizoj ekipet e moshave te femrave, U9, U11, U13, shpresoj dhe U15. Dhe uroj qe te kete ekipe vajzash qe te zhvillojme ndeshjet mes te njejtes gjini!
– Çfarë do të ndryshoni?
Do i perkushtohem edukimit dhe stervitjes se moshave vetem vajza, bashkepunimi me mesuesit e shkollave, bashkepunimi me prinderit e vajzave,g jetja e menyres argetuese, nxitese, edukative, bindese per shendetin dhe te ardhmen e tyre, duke ju treguar dhe shembuj apo modele konkrete, ku tek historia e Jubanit ka me dhjetra.
Intervistoi: Fabiola CAKA