Glendi Tafaj eshte nje nga komentatoret e dashur per tifozet e Vllaznise. Ai mbahet mend per ndeshjen e komentuar Vllaznia-Siroki Brijeg 3-0, ne ate kualifikim te mrekullueshem te kuqebluve.

Tafaj ka qene i preokupuar me heret si futbollist profesionist me fanellen e Tiranes, por me pas u profilizua si gazetar, ku ka punuar ne disa televizione te rendesishme prane Ora Nees dhe Digitalb, teksa tashme punon ne platformen Tring.

Ne rubriken tone “Flasin Gazetaret”, Glendi ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” rreth ndeshjes finale te Kupes se Shqiperise, Vllaznia-Laci. Tafaj u shpreh se e sheh nje finale shume te forte kete ndeshje, ndersa theksoi se te shkodranet kane disa kohe qe e kane vemendjen vetem tek ky trofe.

“E shoh si nje finale shume te forte. Nuk besoj se do jete finalja me spektakolare e mundshme, por do jete nje ndeshje mjaft e luftuar. Laci ka zhvilluar nje nga sezonet me te mira ne historine e klubit, duke qene qe eshte hera e pare qe e mbyll ne vendin e dyte, ndersa mendoj se tek Vllaznia kane disa kohe qe vemendjen e kane tek ky trofe. Per mendimin tim, do te jete nje finale me fare pak gola.

E para duhet vleresuar fakti qe Vllaznia shkon ne finale per here te dyte rradhazi, per me teper qe ne krahasim me sezonin e shkuar kur Europen e kishte siguruar perpara finales, kesaj rradhe trofeu vlen dyfish, sepse i garanton edhe bileten europiane. Sezoni nuk ka qene i persosur. Kete e deshmon edhe fakti qe ne stol jane ulur tre trajnere, por besoj se Vllaznia i ka cilesite per te fituar Kupen e 8-te ne histori.

Ne finale, besoj se pika me e forte eshte grupi dhe diferencen e ben ai ekip qe me shume e deshiron trofeun. Kujtoj finalen e sezonit te kaluar, ku Vllaznia ishte e etur per sukses dhe ne finale ia doli kunder Skenderbeut duke e merituar Kupen. Nese flasim per individe, mendoj se Latifi dhe Da Silva jane dy lojtare qe kane shume cilesi, pa harruar trajnerin Josa i cili vetem pak kohe me pare, ishte ne stolin tjeter te Lacit dhe kjo mund te jete nje arme plus ne favor te Vllaznise.

Mendoj se tifozeria eshte nje nga pasurite qe ka futbolli shkodran. Nese ekipi ka tifozerine me vete ne kete finale, perqindja e suksesit shtohet ndjeshem. Pavaresisht pakenaqesive qe tifozet mund te kene patur gjate sezonit, mendoj se ne kete ndeshje ashtu si bene finalen e kaluar, duhet te jene aty perkrah skuadres.

Finalet jane te veshtira per t’u parashikuar, per me teper nje takim i tille ku diferencat mes skuadrave jane te pakta. Gjithsesi nese me duhet, te jap nje parashikim po them fiton Vllaznia 1-0”,-mbylli prononcimin e tij, gazetari sportiv, Glendi Tafaj.
Maringlen ZHIVANI