Vllaznia e atletikes se meshkujve javen e kaluar fitoi edhe titullin e 12-te kampion rradhazi. Nje sukses qe vazhdon, ndonese çdo vit me emra te rinj qe spikasin.

Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre, kampioni i gares se 100 metrave Daniel Guri. Per 21 vjeçarin shkodran ky ka qene suksesi i pare ne kampionat dhe me siguri qe do te pasohet edhe me te tjere ne te ardhmen. Pak dite para kampionatit, ai u shpall fitues edhe ne garat e Kupes se Shqiperise.

“Shkodra Sport” e ka kontaktuar kampionin e ri dhe ka zhvilluar nje interviste me te duke mesuar me shume rreth ketij suksesi por edhe planeve te tij per te ardhmen.


– Daniel, urime per titullin e pare kampion…

Shume faleminderit!


– Si u ndjete kur vendoset ne qafe te paren medalje te kampionit?

Sigurisht qe u ndjeva shume mire sepse eshte hera e pare qe dal kampion kombetar dhe kisha emocione. Me ne fund mu shperblye e gjithe stervitja e bere prej vitesh.

– Kujt ia dedikoni kete sukses?

Kuptohet qe ne rradhe te pare familjes e cila me ka mbeshtetur, por edhe trajnerit tim Albert Marashi qe me ka ndihmuar shume ne rritjen time profesionale.

– Konkurroni ne garat e shpejtesise dhe kryesisht tek 100 metrat, gare ne te cilen Shkodra ka nxjerre shume kampione e rekordmene te medhenj. Çfare do te thote kjo per ju?

Vete fakti qe ju thoni se Shkodra ka nxjerre shume kampione e rekordmene ne kete gare me motivon shume. Eshte nje gare qe ka nje konkurrence te forte, eshte nga me te preferuarat dhe me te bukurat ne atletike dhe si e tille, kuptohet qe endrra ime do te ishte qe nje dite te jem edhe une nje nder emrat e medhenj qe ka nxjerre atletika shkodrane dhe ajo shqiptare.

– Cilat jane synimet tuaja per te ardhmen?

Synimet e mia jane te permiresoj rezultatet personale dhe pse jo, te synoj thyerjen e rekordit kombetar.
www.shkodrasport.com