Kampionatet e Ligës Amatore në Shkodër tashmë kanë marrë fund dhe janë kurorëzuar edhe më të mirët sipas çdo
grupmoshe. Kuptohet që marrja e një kupe, medalje apo diplome është një kënaqësi shumë e madhe sepse konsiderohet
kurorëzimi me sukses i mundit të një viti të tërë.

“Shkodra Sport” po i kushton vëmendjen e duhur këtyre kampionateve dhe në fund të tyre, po sjell pranë jush
protagonistët kryesorë, pikërisht trajnerët e ekipeve kampioneve. Përmes intervistave të posaçme realizuar me to, e
kemi nisur me trajnerin kampion të grupmoshës U17 Arber Shytanin e “Djelmnia shkodrane”, kemi vijuar me Saimir
Kaloshin e grupmoshës U15 të “Atletik Klub Shkodra” dhe po nga ky ekip kemi patur në intervistë edhe trajnerin
Vahedin Pepaj që u shpall kampion me grupmoshën U13.

Sot ndërkohë është rradha e trajnerit kampion të grupmoshës U11, pikërisht Erion Mandi që po ashtu është pjesë e
“Atletik Klub Shkodra”, shoqatë kjo që ka dominuar në kampionatet e këtij sezoni. Ja intervista e dhënë prej tij për
“Shkodra Sport”:

– Mandi, me 11 vjeçarët por besoj se është kënaqësi të ngresh trofeun e ekipit kampion apo jo?

Kam kenaqesine te punoj me kete moshe, pasi ne kete grupmoshe fillojne dhe “shperthejne” ose shfaqin talentin e tyre
futbollistët e vegjël. Eshte moshe teper delikate pasi kerkon shume pune e perkushtim. Patjeter qe kenaqesia eshte e
pakufijshme kur ngre trofeun por njëkohësisht është edhe shume motivuese per te ardhmen.

– A ka rivalitet në kampionatin e kësaj moshe, cilat ishin ekipet më të mira dhe çfarë kishte të veçantë ai sivjet?

Rivaliteti ne kete moshe eshte shume i madh dhe patjeter qe ka ekipe shume te mira. Unë i pergezoj te gjithe
trajneret per punen e palodhur qe bejne me kete moshe ndonëse patem nje shkeputje relativisht te gjate per shkak te
situates se krijuar nga “Covid 19”. Kjo pasi dhe femijet ishin shume te ngarkuar emocionalisht dhe beme nje pune të
dyfishtë me ta.

– Tek ekipi juaj, a ka elementë që premtojnë për të ardhmen?

Pyetje qe shume shpesh e hasim ne perditshmeri. Patjeter qe ka elementë premtues per te ardhmen e futbollit, por me
pune, perkushtim dhe sakrifice çdo gje mund te arrihet dhe endrra per t’u bere futbollist behet realitet.

-Cili është prioriteti yt i punës me këto mosha, çfarë kërkon t’u mësosh më shumë fëmijëve?

Synimi im me kete moshe eshte te krijoj nje fryme bashkepunuese dhe harmoni ne skuader, gje e cila e dallon Akademine
tone. Njëkohësisht synoj te rris cilesine teknike ne skuader dhe t’i formoj lojtarët te mirëpergatitur teknikisht tek
Akademia jone, pse jo ne vitet ne vazhdim edhe tek Akademia Vllaznia.

– Atletik Klub Shkodra, një familje e madhe për ju?

“Atletik Klub Shkodra” jo vetem është nje familje e madhe, por edhe me shume se aq sepse ne jemi bashke gjithmone si
ne momentet e bukura, si ne rrembimin e trofeve ashtu edhe ne veshtiresite qe ne hasim gjate rrugetimit tone me
stafin e perkushtuar.

– Cilat janë objektivat për të ardhmen?

Objektivi im eshte te trajnoj nje ekip profesionist te moshave te ndryshme.

Karriera si trajner e Erion Mandit:

Prej 7 vitesh trajnon moshat U-9 dhe U-11. Tek mosha U-11 ne ligen amatore ka fituar kupen “Medin Zhega” ne vitin
2012-2014. Nje vit me pas ka dale kampion me U-9. Nje trofe i paharruar për të ishte ai i vitit 2015 ne Itali, kupa e
Paqes ku ne bashkepunim me kolegun e tij Elton Bungaja arriten te dalim kampion mes 38 ekipeve nga shtete te
ndryshme. Ne vitin 2019 zhvillohet per here te pare kupa “Autochthonous” dhe arrin te shpallem kampion sërish. Të
gjitha këtyre suksese Erion Mandi i ka shtuar së fundi edhe titullin kampion me grupmoshën U11 në Ligën Amatore për
Zonën e Shkodrës duke përfaqësuar me dinjitet “Atletik Klub Shkodra”.