Kampionatet e Ligës Amatore në Shkodër tashmë janë mbyllur dhe kanë kurorëzuar më të mirët. “Shkodra Sport” prej disa ditësh ka sjellë pranë jush protagonistët kryesorë të këtyre suksese, pikërisht trajnerët e ekipeve kampioneve, përmes intervistave të posaçme të zhvilluara me to.

E nisëm me Arber Shytanin, trajnerin e ekipit kampion të grupmoshës U17 “Djelmnia shkodrane”, vijuam me tre trajnerët kampionë të “Atletik Klub Shkodra”, Saimir Kaloshin e U15, Vahedin Pepajn e U13 dhe Erion Mandin e U11. Dhe sot do ta mbyllim këtë cikël me drejtuesin e shoqatës “Labeat”, ekipi i së cilës u shpall kampion për grupmoshën U9, Kastriot Prekën. Ndiqni më poshtë intervistën e zhvilluar me të:


– Preka, çfarë ishte ky suksese me grupmoshën U9 me të cilën u shpallët kampion?

Një sukses i merituar sepse tek “Labeat” punohet mirë me moshat e vogla dhe padiskutim që pjesën më të madhe të këtij suksesi e ka trajneri Ardit Gjelaj, një djalë shumë i apasionuar dhe që punon shumë mirë me fëmijët.


– Me këtë titull e rinxorrët në skenë “Labeat”. Çfarë është kjo shoqatë?

Ideja dhe qëllimi i kesaj ka qënë thjesht t’i largojmë fëmijët prej rruges, t’i largohen prej veseve të këqija dhe të afrohen, në ambjentet sportive të qytetit tonë. Ka qenë viti 2001 kur e krijuam këtë shoqatë. Normalisht në atë kohë u krijuan 6 ekipe grupmoshash.

“Labeat” ka patur oshilacionet e veta, ka patur uljet e ngritjet, por vazhdon dhe nuk është se ka mbetur, vazhdon rrugëtmin e tij. Gjate ketyre viteve tek “Labeat” kane punuar shume trajnere te njohur, une po permend dy prej tyre, Gjon Kolen dhe Nikolin Leken, kane dale disa lojtare te mire qe kane bere karriere si tek Vllaznia por edhe jashte. E rendesishme eshte qe nuk e kemi ulur per asnje moment ritmin e punes dhe ecim perpara.


– Suksesi i sivjetëm ishte rastësi apo do të pasohet edhe me të tjerë në të ardhmen?

Mendoj që do ketë prapë suksese. Të mos themi që kohën e fundit doli dhe një ish-labeatas tek Akademia e Vllaznisë, madje që tashmë ka debutuar edhe tek ekipi i parë, Eraldo Deda. Ai është sportist që ka filluar futbollin që 6 vjeç dhe është një kënaqësi e dyfishtë për mua, kur i shoh se si rriten. Nuk është e rëndësishme për ne të konkurojmë akademinë e Vllaznisë ose Vllazninë, është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim. Ajo është maja e ajsbergut, Vllaznia. Jo vetëm për Shkodrën por edhe për futbollin shqiptar.

– Cilët janë elementët më të rëndësishëm që kanë dalë nga “Labeat”?

Faktikisht shumica e tyre luajnë jashtë. Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme kur takoj djemtë që kanë qënë pjesë e Labeatit dikur. Për mua janë një shembull, me të vërtetë shembull qytetar, për të vetmen arsye që kanë hyrë në shumë fusha dhe janë të suksesshëm aty.

Prindi ka dëshirën t’i aktivizojë fëmijët që të vegjël por është një problem organizimi, në të gjitha shoqatat, për të vetmen arsye që ka një diçka që për mua elementi për ta arritur duhet që nga mosha 6-7 vjeç, që është mosha më fantastike për të dashur të punosh dhe ne nuk duhet të pretendojmë që të kapim majat, por të punojmë me bazat. Baza është mosha. Përgatitja fizike jepet dhe me top. Puna me top e jep ngarkesën dyfish. Konkurenca është shumë e madhe.Pele ka thënë :” Futbolli është nepër rrugica”.Futbolli ka
lindur nepër rrugica, nuk ka lindur në pallate e saraje.

– A ka ndonjë element që spikat sot?

Po them vetëm një emër: Olsi Zyberi. Ai është një djalë i pafjalë. Ka shënuar 64 gola dhe nuk ka luajtur në 6 ndeshje, ka gjuajtur vetëm një penallti, nuk ka bërë goditje denimi, pra është një ‘killer’ para portës. Në rrallë të parë është edukimi i fëmijëve. pastaj nga ana profesionale, i premtojmë vetes punë, të punojmë sa më pastër,sa më mirë me këto fëmijë,që këto fëmijë të kenë të pakten një të ardhme të mirë,për vete dhe për qytetin. Kënaqësia e çdo tranjeri, ka qënë të jetë të Vllaznia. Unë them që Vllaznia është pika e referimit, dera e parë që duhet trokitur, por nuk është vetëm Vllaznia, sot ka edhe dyer tjera.
www.shkodrasport.com