Kampionatet e Ligës Amatore janë mbyllur pak ditë më parë dhe në fund të tyre janë kurorëzuar edhe më të mirët.
Kuptohet që marrja e një kupe, medalje apo diplomë, është një kënaqësi shumë e madhe sepse konsiderohet kurorëzimi me
sukses i mundit të një viti të tërë.

“Shkodra Sport” sjell pranë jush profilet e pesë trajnerëve të ekipeve kampione të këtij sezoni. E nisëm me Arber
Shytanin, trajnerin e ekipit kampion të grupmoshës U17, vazhduam me atë të grupmoshës U15 Saimir Kaloshin e ekipit
“Djelmnia shkodrane”, ndërsa sot do të jemi me një tjetër trajner të kësaj Akademie, Vahedin Pepajn që u shpall
kampion me grupmoshën U13.

Pepaj është një emër i njohur për futbollin pasi ka një karrierë të gjatë si sportist me disa skuadra të njohura, por ndërkohë që tashmë po i vjen fundi asaj dhe ka menduar që të bëjë edhe punën e trajnerit. Dhe e ka nisur me këmbë të mbarë duke qenë i suksesshëm që në vitin e parë në këtë detyrë të re, por kuptohet ka edhe shumë ambicje për të ardhmen. Ja intervista e zhvilluar me të:

– Pak muaj si trajner dhe provoni te shpalleni kampion. Perben emocion kjo per ju?

Per çdo trajner eshte arritje te shpallet kampion, por sidomos per nje trajner qe eshte ne hapat e para eshte nje
emocion i dyfishte.

– Çfare kishte te vecante ky sukses per ju?

Te punosh me femije eshte nje eksperience mjaft e bukur. E veçanta e ktij suksesi ishte lumturia qe sheh ne fytyrat e femijeve per arritjen e titullit kampion. Kjo te ben te ndjehesh me shume krenar per arritjen.

– A ka rivalitet ne kampionat dhe cili eshte mendimi juaj per nivelin e futbollit te moshave ne Shkoder?

Shkodra eshte shquar gjithmone per nxjerrjen e talenteve te reja dhe keto talente zbulohen qe ne moshe te re. Ka shumë rivalitet dhe nivel ne grupet e moshave dhe puna me keto mosha duhet te jete shumë e madhe dhe çdo trajner duhet te perkushtohet shume sepse te rinjte jane e ardhmja.


– Pse vendoset t’i bashkohet Akademise “Atletik Klub Shkodra”?

“Atletik Klub Shkodra” eshte nje akademi mjaft serioze dhe gjithe stafi jane shume te perkushtuar ne detaj qe t’iu ofrojne femijeve dhe te rinjve nje stervitje cilesore dhe t’iu japin të gjithe njohurite e duhura per vazhdimesine. Kjo ka qenë arsyeja pse unë vendosa t’i bashkohem këtij projekti.

– Jeni edhe trajner i nje ekipi te rriturish siç eshte Ada. Ku eshte me e veshtire te drejtosh, tek të rriturit apo femijet?

Veshtiresi ka secila moshe. Normale qe me te rriturit puna ecen me lehte por me femijet eshte kenaqesi e madhe te punosh duke e ditur se po ndihmon talente te zhvillohen per te ardhmen.

– Nje vit pune si trajner dhe merrni trofeun e pare. Cilat jane synimet tuaja per te ardhmen?

Synimet e mia si te çdo trajneri besoj, jane te arrij majat e te trajnoje ne Superlige. Por çdo gje do ia leme kohes sepse jam ne hapat e para dhe koha do tregoje çdo gje.
www.shkodrasport.com