Diten e sotme kane qene te detyruar t’i japin lamtumiren e parakohshme njerit prej tyre, ndoshta me te mirit, Edmond Spatarit i cili u nda nga jeta ne moshen 55 vjeçare. Tifozet e vjeter te Vllaznise sot kane qene prane tij serish, por kete here per ta percjelle per ne banesen e fundit.

Sander Dema, njeri nga shoket dhe miqte e Mondit, ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete ngjarje te hidhur per tifozerine shkodrane, u shpreh:

“Ne fakt u tronditem kur morem lajmin e hidhur qe nje shok, nje mik i joni, nje tifoz i zjarrte i Vllaznise siç ishte Mondi. Ai ishte i perpertueshem dhe kudo ku luante skuadra shkodrane ai ishte i pranishem. Ai zbukuronte çdo stadium te Shqiperise me ngjyrat kuqeblu.

Ishte shume i dhene pas dekorit, ishte nje tifoz i rralle. Vllaznia humbi nje tifoz te shkelqyer, nje tifoz te zjarrte, ndersa ne humbem nje mik. Mondi ka qene i pranishem ne çdo stadium, bashke me banderolat dhe dekorin kuqeblu. Ku ishte Vllazna, ishte edhe Mondi.

Edhe i semure qe ishte kohet e fundit, ai nuk mund te mungonte ne stadium. Do te mbetet legjende per tifozerine shkodrane”. Te plote prononcimin e tifozit Sander Dema mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: