Në radhët e skuadrës së Dinamos luajnë edhe dy kushërinj, Marlind Nuriu si mbrojtës si dhe Rei Nuriu, mesfushori me tipare sulmuese. Në fakt, të dy kanë ardhur nga Tirana dhe tek blutë prej dy vitesh luajnë si titullarë duke e rritur performancën e tyre, por edhe duke dhënë një kontribut të çmuar për blutë e kryeqytetit që këtë sezon po tentojnë Superioren.
Në një prononcim për “Rtshsport”, Marlind e Rei Nuriu e thonë hapur se Dinamo po vjen, madje dita që blutë do të jenë në elitë do të jetë e afërt…
Marlind Nuriu: “Jam i lumtur që luaj me Dinamon që është edhe klubi më i mirë në Shqipëri. Do të japim më të mirën që ta ngjisim në Superiore. Te Tirana jemi rritur, natyrisht që kam nostalgji, por Dinamo na hapi derën dhe tashmë jemi të përqendruar të realizojmë synimet tona”.
Rei Nuriu: “Këtë vit jemi me pretendime, kemi kualitete por ka edhe shumë djem të rinj. Fillimisht ishte ndjesi e çuditshme, por u ambientova shpejt dhe jam përshtatur shumë mirë në këtë klub”.
“Për mua është sezoni i dytë, normalisht që jam ambientuar dhe dua që të bëj gjithmonë më të mirën që Dinamo të shkojë në Superiore, por pse jo edhe të rritem akoma më shumë profesionalisht. Me punë çdo gjë arrihet”.