Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.
“Shkodra Sport” qe dje ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.
Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Enis Bilali, i cili eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne kete menyre:
“Sezoni qe sa po u mbyll ishte nje sukses i merituar duke pare qe pretendimet para sezonit ishin per te hyre ne Kupat e Europes.
Kjo gje u arrit pastaj duke pare per fitimin e kampionatit qe shkuam pike per pike ne ndeshjen e fundit dhe e humbem kampionatin per diference golash kjo eshte pa shume rralle ne kampionatet kombetare. Duke mos patur asnje ekip ne aleance e duke qene te vetem ne garen per titull.
Kurse per sa i perket meritave ato i takojne duke fillu prej administrimit e menaxhimit te sponsorit Xhaferi te drejtuesave Blendi Dibra e te drejtorit Matko Djarmati dhe stafit qe kane nje merite shume te madhe e qe futen nje harmoni te madhe ne ekip.
Kurse per sa i perket pritshmerive te sezonit qe kemipara per mendimin tim duhet me u zgjidh sa ma shpejt ankandi i Vllaznise se eshte nje rol kyc edhe per ecurine e sezonit per mua duhet me hap krah objekti qe ka hy ne mes se keta aktualet kane filluar nje cikel qe duhet me i lene me punu se na sollen suksesin.”