Gazeta “Shkodra Sport” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë tifozëve shkodranë. Për të përçuar më tej emocionet e tyre, pritshmëritë dhe njëkohësisht edhe ankthin me të cilin i përjetojnë ndeshjet e Vllaznisë.
Në këtë kuadër, gazeta juaj ka kontaktuar sërish me disa prej tyre, për të folur me ta rreth ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi, mënyrës si po e presin atë dhe njëkohësisht edhe duke i marrë një parashikim për rezultatin përfundimtar të saj.
Njëri nga këto tifozë është edhe tifozi i njohur Gëzim Çoçja i cili ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” për sfidën e së martës. Më poshtë mund të lexoni edhe përgjigjet e pyetjeve që ai ka dhënë për gazetarin Maringlen Zhivani:
– Çoçja, si po e prisni kete finalen e Kupes ne mes Vllaznise dhe Laçit?
E presim me padurim, meqenese eshte edhe viti i dyte rradhazi qe jemi ne finalen e Kupes se Shqiperise.
– A besoni te fitorja e Kupes per Vllaznine?
Shkalla e veshteresise eshte e madhe, duke pare edhe fundin e kampionatit, por besoj se do ia dalim.
– Cila duhet te jete pika ma e forte e Vllaznise ne ket ndeshje, si e mendoni ju?
Pika me forte e Vllaznise duhet te jete kolektiviteti ne grup i ekipit dhe perqendrimi deri ne fund, deri kur te degjohet vershellima e fundit e arbitrit.
– Mendoni se do kete shume tifoze ne mbeshtetje te skuadres ne “Air Albania”?
Kam besim se mbeshtetja ndaj ekipit do te jete me e mire se sezonin e kaluar. Sipas bisedave me shume sportdashes, po shprehin interesimin per ta ndjeke kete ndeshje ne stadiumin “Air Albania”, prandaj dhe besoj se numri do te jete i madh.
– Se fundi, nje parashikim i juaj per rezultatin e kesaj finaleje?
Une mendoj dhe besoj se Vllaznia do te fitoje me rezultatin 2-1 ne kete ndeshje dhe do te çoje kupen lart ne perfundim te saj.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI