Tiçinezi me rrënjë kosovare, Valon Behrami, pas përfundimit të karrierës së futbollistit, mund të konkurrojë për punën e përkthyesit, interpretit, shkruan SDA.ch.
Lojtari i qendrës tek Udinese zotëron pa problemin më të vogël pesë gjuhë.
“Repertori gjuhësor” në kampin e Kombëtares Zvicerane, në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, është mëse mbresëlënës.
Fleksibiliteti dhe talenti në fushë i komunikimit në këtë kamp mishërohet më së miri në rastin e Behramit.
“Ne komunikojmë sipas nevojës, në gjuhën gjermane, frënge, angleze ose italiane”, – ka shpjeguar Valon Behrami, shkruan SDA.ch.
Këtu, sigurisht, është anashkaluar edhe shqipja, si gjuhë amtare e Behramit dhe e tre futbollistëve tjerë standardë të “Natit zviceran”, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti me një bagazh të madh të pjesëmarrjes, tashmë në gjashtë kampionate (4 Botërorë dhe 2 Europianë), është shembull unik, sa i takon larmishmërisë gjuhësore.
Si ai, askush tjetër në Botëror nuk mund t’i zotërojë pesë gjuhë të ndryshme njëherësh, çka është e vështirë ta gjesh edhe tek akademiku më i mirë.
Marrë nga “albinfo.ch”