Fitorja me Korabin sigurisht që tregon edhe një herë seriozitetin e Vllaznisë në kampionat duke mos toleruar, por njëkohësisht edhe dëshirën e lojtarëve të stolit që po u jepet mundësia për të treguar më të mirën e tyre.
Trajneri Agim Canaj edhe ne 3 ndeshjet që do të luhen ka menduar që të aktivizojë sa më shumë lojtarë nga stoli, por edhe nga skuadra B e Kategorisë së Dytë apo dhe të rinj me perspektivë që po spikatin në radhët e U-19.
“Në fakt, ne e kemi siguruar Superioren, por duhet që lojtarët të tregojnë më shumë sepse Vllaznia e sezonit të ardhshëm do të jetë në elitë. Gara aty dihet, ndaj edhe lojtarët që u jepet mundësia duhet që në këto ndeshje të tregojnë shumë më shumë se sa kaq.
Në Shkodër ka elementë cilësorë, unë e njoh mirë ambientin dhe moshat kanë gjithmonë një prioritet në skuadrën tonë, por ky shans që u jepet duhet që të shfrytëzohet nga ana e lojtarëve të perspektivës”, – tha trajneri Agim Canaj.
Lidhur me ndeshjet e mbetura, trajneri Canaj shtoi se: “Do të japim më të mirën, do të respektojmë kampionatin. Edhe nëse i fitojmë të gjitha bëjmë mirë dhe kjo tregon se kush është Vllaznia por edhe dëshirën për të dhënë më të mirën nga lojtarët që un aktivizoj”, – ka përfunduar trajneri Agim Canaj./Vipsport/