Prej disa ditesh ndodhet ne Shkoder teksa stervitet me shume pasion perkrah futbollisteve te Vllaznise dhe te gjitha sebashku po behen gati per ndeshjet e “Champions Women’s League”.

Duket nje rast i veçante por Hannah Douzat nuk eshte e vetme. Bashke me te kane ardhur ne Shqiperi edhe tre amerikane te tjera te cilat jane vene ne kerkim “te nje kontinenti te ri”.

Douzat eshte 24 vjeçe, luan ne mesfushe dhe pritet te jete nje perforcim i rendesishem per Vllaznine. Diten e sotme ajo ka dhene prononcimin e saj te pare si futbolliste e kesaj skuadre teksa ka thene:

“Kam ardhur ne Shqiperi qe t’i bashkohem ekipit te Vllaznise dhe ta ndihmoje ate te arrije objektivin per kualifikimin ne Champions League. Kam gjetur nje ambjent te shkelqyer dhe te gjitha sebashku shpresojme te bejme me te miren ne keto ndeshje”.

Bashke me te pjese e ekipit shkodran jane edhe portierja Danielle Etzel, mbrojtesja Cassidy Blanchard dhe sulmuesja Amanda Doyle. Keto kater futbolliste bashke edhe me malazezen Milica Vuliç jane prezantuar sot nga presidenti Matija dhe shpresat jane te medha per nje rritje te nivelit te skuadres ne prag te ketij ballafaqimi.
www.shkodrasport.com