Futbollistet amerikane duket se jane “dashuruar” me Vllaznine. Gjithe keto vitet e fundit ekipi shkodran ka patur lojtare nga ky vend ne rradhet e saj dhe sebashku kane arritur jo pak suksese. Sivjet nderkohe ka ardhur nje lojtare tjeter.
Behet fjale per Francesca Paige Frericks e cila luan ne mesfushe. Esjhte 23 vjeçe dhe pritet te jete nje force e rendesishme per Vllaznine ne pjesmarrjen e sivjetme te saj ne “UEFA Women’s Champions League”. Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ajo eshte shprehur:
“Ndodhem prej disa kohesh ne Shkoder dhe jam shume e kenaqur. Vajzat dhe te gjithe drejtuesit e ekipit me kane mirepritur dhe kjo ma ka bere edhe me te lehte pershtatjen sa me te shpejte me skuadren dhe ambjentin. Mendoj se na duhet edhe pak kohe per t’u lidhur me njera- tjetren dhe pastaj çdo gje mendoj se do jete ne rregull.
Sa i takon Vllaznise, para se te me vinte oferta e saj nuk kisha informacion por thjesht e dija qe do te merrte pjese ne Champions League dhe kjo me ngacmoi per ta pranuar oferten e saj.
Mesova se sezonin e kaluar Vllaznia eshte perballur me ekipe si Çelsi, PSG e Real Madrid dhe padyshim qe shpresojme qe e njejta gje te ndodhe edhe sivjet dhe pse jo edhe me lart”.
Kujtojme qe aventura e sivjetme e Vllaznise ne Champions nis javen e ardhshme me ndeshjet e grupit 7 qe do te luhen ne stadiumin “Loro Boriçi” ku fillimisht do te ndeshet me 6 shtator ne gjysmefinalen e grupit me kampionen e Kosoves Ep Com Hajvalia dhe ne rast fitoreje ndaj saj, do te luaje pastaj finalen e grupit me 9 shtator ndaj fitueses se çiftit Valur (Islande)- Ankara BB Fomget (Turqi).
Gjergj KOLA