Pas shume tentativash, Gallatasaraj ia ka dale te binde golashenuesen me te mire te kampionatit shqiptar- Megi Doçin, per te firmosur me ta. Klubi i njohur turk synon titullin kampion kete sezon dhe per momentin ndan vendin e pare me pike te barabarta me Fenerbahçe.

Por ne gjysmen e pare te sezonit kjo skuader ka vuajtur jo pak per shenimin e golit dhe pikerisht per kete arsye, kane vendosur t’ia besojne kete detyre Megi Doçi. Gjate prezantimit te ish- futbollistes se Vllaznise, anetari i Bordit drejtues te Gallatasarajt Emir Aral eshte shprehur:

“Me ekipin tonë të femrave, ne ndajmë vendin e parë me kundërshtarin tonë, ashtu si ekipi ynë i meshkujve. Ka përfunduar pjesa e parë e ligës dhe ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit nuk do të ketë play-off. Skuadra që përfundon ligën në krye me më shumë pikë do të jetë kampione.

Sigurisht, si Galatasaraj, synimi ynë është të fitojmë kampionatin në futbollin e femrave. Ne kishim vështirësi për të shënuar gola në pjesën e parë të sezonit. Pikerisht per kete arsye ne nënshkruam kontratën me Megi Doçin. Ajo ka përvojë të mëparshme në Champions League.

Ajo ka luajtur për vite me rradhë për Kombëtaren Shqiptare dhe është golashënuesja më e mirë. Ne planifikojmë të jemi më efektivë me të sa i takon golave që do të shënojmë. I urojmë fat. Shpresoj se ajo do të na bëjë të lumtur me golat e saj.”/SHKODRA-SPORT.COM/