Arjan Sheta analizon ecurinë e Dinamos deri më tani, ku thekson se Vllaznia duket më afër elitës. Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, Sheta i cili më parë ka qenë pjesë shumë skuadrave të njohura të vendit, ku ka fituar edhe trofe, ka pohuar: “Kemi bërë një nisje shumë të mirë, por edhe kemi gabuar gjatë garës që jemi një këto pozita.

Megjithatë, ndryshe nga vitet e tjera, skuadra nuk ka pasur luhatje. Dua të them se është punuar më shumë për të ardhmen dhe sidomos sezonin që vjen. Dinamo nuk është më si para disa viteve kur kishte shumë lëvizje. Tashmë edhe drejtuesit e stafi i kanë të qarta strategjitë e tyre”.

Rivaliteti
Sa i përket Superiores, mendoj se nëse do të kishim gabuar më pak, ne do të ishim afër ngjitjes në elitë. Vllaznia ka emrin e madhe, por favorite ishte se kishte edhe grupin. Pothuajse tërë ekipi i vjetshëm në Superiore, kështu që ata janë afër elitës”.

E ardhmja
“E ndiej që kam akoma për të dhënë, shumë shpejt do të jetë Dinamo që duam të gjithë dhe unë do të jem pjesë e këtij suksesi. Sezonin e ardhshëm, skuadra do të jetë padiskutim në rrugën drejt Superiores, bashkë me mua”, – ka thënë Sheta në fund të fjalës së tij./Vipsport/