Ditën e dielë do të luhet një finale e parakohshme sa i përket mbijetesës, pasi Teuta do të përballet ndaj Vllaznisë.
Një ndeshje e veçantë do të jetë për mesfushorin e Teutës, Alsid Krujën, që në muajin janar erdhi te durrsakët nga Vllaznia.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, Kruja shprehet se ka luajtur pak minuta te Teuta, pasi ka ardhur në një periudhë të vonë të sezonit te ky ekip dhe kjo e ka penalizuar paksa për aktivizimin e tij.
“Më ka penalizuar paksa momenti në të cilin erdha te Teuta.
Dihet që unë kam ardhur te durrsakët vetëm në fundin e merkatos dhe kjo më ka kufizuar për minutat e mia në fushën e lojës.
Megjithatë do të kërkojë të jap maksimumin tim në takimet e radhës për të fituar një vend titullari”, është shprehur Kruja. /vipsport/