Drejtori i Inter, Piero Ausilio ishte në Tiranë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mori pjesë në kursin për drejtorit e rinj sportiv. I pyetur nga SuperSport për Kristjan Asllanin, drejtori i zikaltërve theksoi se Interi beson shumë tek aftësitë e mesfushorit shqiptar dhe se për t’i dhënë më shumë hapësira, ata larguan nga skuadra Brozovic.
-Si e shikon rrugëtimin e Aslllanit, ka patur pak minuta sezonin e kaluar edhe sepse Inter pati vështirësi në kampionat dhe nuk kishte mundësitë, apo është lojtari që duhet të demonstrojë që vlen për Interin”?
“Asllanin e morëm sepse ne e dimë që edhe sepse është shumë i ri dhe kishte pak eksperiencë pasi ai arriti te Inter pas vetëm 6 muajsh te Empoli si protagonist, e dimë që është një lojtar me talent dhe që i ka të gjitha mundësitë për të qenë një lojtar i rëndësishëm për Inter, si të gjithë të rinjtë ka nevojë të bëjë një rrugëtim që edhe po e bën.
Ne besojme shumë te ai, trajneri e vlerëson shumë lojtarin, në merkaton e fundit që bëmë, u bë një merkato edhe nëpërmjet largimit për shembull të Brozovic, që ishte një lojtar që i hiqte hapësirën, për t’i dhënë më shumë mundësi atij, (Asllanit) dhe për t’i rritur vlerën.
Kemi në atë pozicion atë dhe Calhanoglu. Calhanoglu është një lojtar shumë i fortë në nivel ndërkombëtar. Asllani do të fitojë eksperiencë siç edhe po bën, në të gjitha ndeshjet po merr minuta, edhe prezenca në kombëtare do ta bëjë më të fortë. Besojmë shumë te ai”, u shpreh Ausilio.