Pese blerje ne vetem pak kohe dhe Vllaznia tashme duket e tjetersuar. Pikerisht per kete arsye, ajo tashme ka me shume shprese, pikesepari per t’iu larguar fundit te renditjes.
Kjo eshte konfirmuar edhe nga drejtori teknik i ekipit te basketbollit Altin Halili gjate prezantimit te blerjes me te fundit, serbit Pavle Cvetinoviç
“Pavle është blerja e fundit dhe ekipi ka marrë formatin që ne kemi menduar, duke pasur në favor edhe kohën. Provuam këto lojtarë dhe arritëm në blerjen e fundit Cvetinoviç, në pozicionin e 5.
Ky pozicion nr 5 kërkon këtë lloj lartësie, sepse është ndër momentet ku ekipi duhet të jetë i fortë në mbrojtje por edhe sulm. Pavle kaloi testin në prezencën e trajnerit dhe me të të mbyllim merkaton në këtë sezon.
Do të jetë në fushë ndaj Goga Basket në ndeshjen e parë të kampionatit këtë vit. Presidenti Xhaferi ka investuar shumë tek skuadra. Prandaj them se tashmë oreksi vjen duke u shtuar dhe pretendimet janë rritur për ne.”
Kuptohet qe edhe trajneri Plantak nuk ka me justifikime. Blerjet qe ka kerkuar tashme i ka ne dispozicion dhe duhet menjehere te nise kthehen e kuqebluve qe ndodhen aktualisht ne vendin e fundit te renditjes.