Kete here iu deshen vetem 8 jave qe te niste shkeputjen me ekipet e tjera dhe ne krye te Lirise se Prizrenit te nise “marshimin” drejt Superliges se Kosoves. Njelloj siç ka bere ne keto vitet e fundit edhe me Flamurtarin e Prishtines dhe Vushtrrine apo dhe me Kastriotin e Krujes.
Trajneri shkodran Samuel Nikaj po ben mire edhe me skuadren e tij te re. Objektivi i vene per ngjitjen ne mes ekipeve elitare te futbollit kosovar, duket se do arrihet, ndonese ka ende edhe shume jave kampionat.
Ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” Nikaj shpjegon ecurine e deritanishme te Lirise duke thene: “Ecuria e deritanishme ka qene e mire dhe pas javes se shtate kryesojme te vetem renditjen. Objektivi i Lirise eshte bere publik: Synojme ngjitjen ne Superlige dhe do te luftojme fort per ta arritur.
Une kam besim se me kontigjentin e lojtareve qe kam ne dispozicion, me punen e madhe ne stervitje por edhe me mbeshtetjen e drejtuesve dhe te tifozeve tane, do ta arrijme kete gje”.
Bashke me te, ne Prizren jane duke luajtur edhe dy futbollistet shkodrane, Alsid Tafili qe mban edhe shiritin e kapitenit si dhe sulmuesi Jurgen Gjini. I pyetur ne lidhje me kontributin e tyre ne skuader, trajneri Nikaj shprehet: “Jane lojtare me pervoje dhe padyshim qe bejne dallim. E rendesishme eshte qe ata jane ingranuar mire me ekipin dhe po japin ndihmen e duhur per arritjen e objektivit te skuadres”.
www.shkodrasport.com