Pika e marrë me Hungarinë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve për vajza shikohet pozitive për Kombëtaren kuqezi të vajzave. Në takimin e luajtur në “Loro Boriçi, që përfundoi 1-1, për Shqipërinë ishte në fushë edhe futbollistja shkodrane që luan në Itali, Alma Hilaj. Ajo ka folur për fshf.org ku ka thënë:

“Po, jemi të kënaqura me rezultatin. Besoj se bëmë një lojë shumë të mirë dhe vërtetuam që kemi mundësi të arrijmë edhe më shumë. Absolutisht, nuk jemi një skuadër që nënvlerësohemi. I dimë fuqitë tona dhe e dimë që mund të arrijmë rezultate shumë të mirë po luajtëm si skuadër”.

Mbrojtësja kuqezi është optimiste para ndeshjes me Irlandën e Veriut, ndërkohë që komenton edhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Unë besoj se nëse hyjmë në fushë si këtë herë, të luajmë si këtë ndeshje, do arrijmë një rezultat të mirë. Prania e tifozëve në stadium? Është bukur të kesh shumë ndjekës në stadium, është shumë e rëndësishme. U lutemi që të vijnë edhe ndeshje të tjera, pse jo”, përfundoi Hilaj.

Kjo futbolliste siç dihet karrierën e saj e ka nisur në Shqipëri pikërisht me ekipin “Juban Danja” e me pas kaloi ne Itali duke luajtur ne Seria A me ekipin Florentia ndërsa tani luan me ekipin e Comos./SHKODRA-SPORT.COM/