Vllaznia barazoi sot 1-1 ne tranferten e Laçit dhe duket se ky ishte rezultati i duhur per nga menyra si u zhvillua 90 minuteshi i sotem ne stadiumin e Laçit. Te pakten keshtu mendojne shume prej te pranishmeve ne stadium kete ndeshje dhe njeri prej tyre eshte edhe gazetari dhe komentatori i mirenjohur laçian Isuf Myrtaj.
Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport”, ai eshte shprehur: “Mendoj se Laçi dhe Vllaznia moren ate qe dhane ne fushen e lojes ne kete takim. Duket se te dy ekipet kishin frike nga humbja e kesaj ndeshje dhe si rrjedhoje nuk dhane me te miren e tyre ne fushen e lojes.
Ata ishin te kujdesshme ne prapavije dhe prandaj nuk shkuam me shume sesa barazimi ne kete ndeshje. Sa i takon Vllaznise, une mendoj se pavaresisht ketyre oshilacioneve te ketyre javeve, ajo mbetet Vllazni. Pavaresisht mungesave edhe ne ndeshjen e sotme, ajo ka brumin e saj dhe ia del te paraqitet ashtu si duhet ne fushen e lojes.
Ajo mbetet nje skuader atraktive edhe per sportdashesit dhe kjo u pa edhe ne ndeshjen e sotme me reagimin e saj pas golit te pesuar dhe e ka detyruar Laçin te mbrohet me shume forca ne zonen e tij per disa minuta me rradhe. Une mendoj se ajo do te vijoje te rritet ne rezultate”.
Te plote prononcimin e gazetarit sportiv Isuf Myrtaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: