Kampionati shqiptar po hyn në fazën më të nxehtë. Final Four po merr formë dhe për këtë ka folur dhe Agron Kaja. Redaktori i sportit në gazetën Telegraf ka komentuar situatën e Superiores në MCN TV. Ai shprehet se 4 skaudra janë të predispozuara më shumë për të t’i thënë mirupafshim elitës dhe ndaj duhet të bëjën mirë llogaritë. Për Kajën, liga do të ndahet në 2 mini-kampionate në vetvetem me dy qëllime të ndryshme.

“Pjesa e sipërme e tabelës ka një ndarje të qartë- katër skuadrat e para janë të siguruara për në ‘Final 4’, me një shkëputje prej 11 pikësh mes vendit të katërt dhe të pestë.

Vendi i katërt është Dinamo dhe vendi i pestë është Elbasani. Pra, në këtë fazë të fundit të kampionatit, do të zhvillohet një mini-kampionat mes këtyre skuadrave, pasi sipas skemës, vendi i 1-të ndeshet me të 3-in dhe vendi i 2-të me të 4-in në “Final 4”.

Ndërkohë, pjesa e poshtme e tabelës është gjithashtu mjaft e ndërlikuar. Katër skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria janë Bylis, Teuta, Tirana dhe Skënderbeu, me përkatësisht 24, 23 dhe 20 pikë. Këto skuadra janë më të rrezikuarat, por këtu nuk përjashtoj as Elbasanin, me 29 pikë në vendin e pestë, dhe Laçin, me 27 pikë në vendin e gjashtë.

Pra, duke u bazuar në renditjen aktuale, mund të presim dy mini-kampionate të veçanta që do të ndikojnë në fatin e këtyre skuadrave për mbijetesën në Superligë”, u shpreh redaktor Kaja.