Cristian Jura, gjyqtar rumun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, ka dhënë mendimin e tij për atë që pritet të ndodhë pas ndeshjes së Rumanisë dhe Kosovës.

Brohoritjet e tifozëve vendas “Serbia, Serbia”, sipas ekspertit, nuk do të sjellin pasoja të rënda për rumunët. Ai mendon se skenari i humbjes së ndeshjes në tavolinë nuk do të ndodhë.

“Rumania është dënuar për sjellje të tifozëve. Ka shumë rëndësi raporti që ka lënë gjyqtari i ndeshjes me shkrim. Mendoj se ishte një ngjarje komplekse. Lojtarët e Kosovës bënë provokime dhe rumunët u përgjigjën”.

“Thirrjet ‘Serbia, Serbia’ pres që të konsiderohen sjellje e pahijshme. Mos të harrojmë që Kosova nuk është shtet i njohur nga Rumania. Varet nga interpretimi. Nuk pres humbje në tavolinë”.