Me golin e shënuar pasditen e djeshme ndaj Shkumbinit, jo vetëm që “i ka bërë nder” Veleçikut, skuadrës së tij të zemrës, por natyrisht edhe vetes.
Besard Çokaj konsiderohet nga të gjithë “heroi” i kopikasve. Ai gol mund të jetë më i rëndësishmi i karrierës së tij por mbrojtësi me shumë përvojë arriti të tregonte vlerat e tij.
Mos kujtoni se ka qenë e lehtë. është minuta e 80-të e ndeshjes, rezultati është i barabartë, sytë e të gjithëve janë të përqendruar tek këmbët e tij megjithatë Besardi nuk u ndikua nga asgjë dhe shënoi.
Një gol me vlerë të madhe sepse falë tij Veleçiku është ngjitur në kategorinë e parë tashmë.
Duke folur pas ndeshjes për këtë gol por edhe për këtë sukses, Çokaj është shprehur:
“Jam shume i lumtur qe realizova golin qe i mundesoi skuadres ngjitjen ne kategorine e pare. Dua te falenderoj tifozet per mbeshtetjen qe na dhane.
Gjithashtu falenderoj kryetarin e bashkise bashke me sponsorin qe na jane gjendur prane.
Megjithate dedikimi i veçante i yni shkon per gazetarin e PanoramaSport Esat Ymeri te cilit i uroj sherim te shpejte.
Besoj se do te bejme nje paraqitje dinjitoze edhe ne kategorine e pare. Kemi bere nje kampionat shume te mire dhe ne fund u shperblyem duke u rikthyer ne kategorine e pare. Kemi merituar gjithcka.”
© shkodrasport.com