Një karrierë e pasur në Superiore, ku pasi doli nga moshat e Partizanit, Endri Vrapi provoi që të luajë në Lushnjë në elitë, e më pas kampion në Elbasan. Për të vijuar më tej me eksperiencat në Durrës, Kavajë e Korçë, apo dhe me Tiranën e Dinamon nderkohe qe ka luajtur edhe per nje sezon e gjysem me Vllaznine.
Pas saj, pati edhe një eksperiencë në Kosovë për ta mbyllur karrierën si lojtar dhe për të nisur atë të trajningut. Një sezon në Durrës dhe tashmë është trajner moshash. Kujtojmë që Endri Vrapi ka qenë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi, në kulmin e formës kur luante për Skënderbeun e Korçës.
Në një prononcim enkas për “VipSport”, lidhur me situatën më të fundit në të cilën ndodhet futbolli , ku edhe në Shqipëri është pezulluara gara dhe ekipet që prej fundjavës janë shpërndarë, Vrapi ka folur për zgjidhjen që mund të ketë në vijim…:
“Po besoj që një zgjidhje do t’i japin, sidomos duke parë se si do të veprohet edhe në kampionatet e tjera më në zë të të Europës. Besoj se edhe FSHF do t’i japi drejtim sepse situata që po kalojmë është më problematike se kampionati”.
HIPOTEZAT
Ka shumë hipoteza, mes tyre që gara të quhet e përfunduar me këtë renditje, apo dhe sikur ky sezon të bëhet nul. Mirëpo kjo mund të krijoji pakënaqësi në skuadra dhe klube, aq më tepër që në Shqipëri kampionati është në kul,min e vet për vendosjen e verdikteve.
Vrapi, tashmë si specialist dhe si një futbollist me ekspeiencë të gjatë ka shtuar se: “Ndoshta edhe kampionati deri në këtë fazë që ka arritur, besoj se çdo skuadër e meriton vendin që ka me ato që ka dhënë”.
RIFILLIMI
Ndërsa, i pyetur nëse gara mund të rifillojë pas pak javësh, apo muajsh, Vrapi ka shtuar: “Po nuk është e mirë, sepse i bie që çdo gjë nis nga e para plus edhe forma e lojtarëve nuk do jetë në kulmin e tyre. Por edhe trajnerët do ta kenë të vështirë për të gjithë futbollistët, sepse nuk mund t’i kërkojnë më shumë duke ditur dhe situatën që po kalojnë. Veç aspektit fizik, do të ndikojë shumë edhe psikologjikisht”, – tha Vrapi duke mbyllur prononcimin e tij./vipsport/