Kukësi mundi 2-1 Partizanin, në takimin e javës së 14-të të Abissnet Superiore. Një nga më të mirët në fushë për verilindorët ishte Gjelbrim Taipi, i cili realizoi edhe një gol. Pas takimit, lojtari ka folur për mediet, duke thënë se ishte goli më i bukur në karrierë. Gjithashtu, preku edhe tema të tjera.

“Ne u futëm te dhomat e zhveshjes dhe nuk gjetëm trajnerin., Dikush më tha se ishte poshtë dhe unë e gjetja atje. Kishte bërë një video dhe ishte i emocionuar. Edhe ne ishim të emocionuar. Partizani të sjell përherë probleme dhe Daja gjithmonë e përgatit ekipin në mënyrën më të mirë.

Ndeshjen ndaj Teutës na u mohuan 2 gola. Edhe Basha nuk realizoi dot me portën bosh. Treguam sot një karakter.

Mungesa e Shqiprim Taipit– Shqiprimi erdhi sot në mëngjes për të më takuar. Ne shpresojmë që mos gabojmë as unë e as vëllai. Mbrëmë kam fjetur shumë mirë. Goli ishte për Shqiprimin.

Ndeshja-Ne treguam në pjesën e dytë që duam përmbysjen. Falë zotit edhe ne kemi fat. Ky është goli më i bukur në karrierën time” – tha ai./newsport/