Ekipi U 21 i drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zbresë në fushë për përballjen ndaj Kosovës më datë 15 tetor në kuadër të kualifikueseve për europian. Për të folur për ndeshjen ndaj Dardanëve, në konferencë për shtyp ka dalë edhe futbollisti koplikas Enis Çokaj.

Mesfushori qe luan me Lokomotiven e Zagrebit ne kampionatin kroat te futbollit, tashme eshte shnderruar ne pjese te rendesishme te kesaj kombetareje dhe ai para gazetareve ka premtuar te beje me te miren per fanellen kuqezi.

“Atmosfera është shumë e mirë në skuadër, po punojmë fort për të arritur një sfidë sa më të mirë me Kosovën. Mezi po e presim. Për mendimin tim, skuadrës nuk i ka munguar asgjë. Skuadra është e mirë dhe ka kualitet, trajneri gjithashtu, por është çështje kohe.

Besoj se rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Tifozeria është një përkrahje shumë e madhe për ne, ndaj i ftoj që të jenë sa më shumë në stadium për të na mbështetur. Çdo ndeshje është një detyrim për ta fituar.

Në futemi në fushë vetëm për fitore, por pastaj rezultatit nuk i dihet. Do japim maksimumin dhe shpresojmë në një rezultat sa më të mirë”, tha Çokaj.