Dejan Saviçeviç cilësohet si një nga legjendat e Milanit, një numër 10 të cilin tifozët e kuqezinjve nuk do ta harrojnë kurrë për magjitë në fushën e lojës në ato që mund të cilësohen si vitet e arta të klubit në Itali dhe në arenën ndërkombëtare.
Në rolin e presidentit të Federatës së Malit të Zi prej shumë vitesh, Saviçeviç pohon për mediat italiane se ndjek shumë Milanin dhe ka komentuar diva situatën në këtë klub duke bërë krahasimin me kohën e tij.
“Ky Milan më pëlqen, luan një futboll të mirë dhe është në rritje. Higuain ka filluar të shënojë dhe Suso jep asiste. Ndeshjet e fundit më kanë bindur, do të mbërrijnë në derbin me Interin në formë të mirë, luajnë më mirë se zikaltërit”, tha fillimisht Saviçeviç.
Nuk mund të mungonte një krahasim me të kaluarën, pikërisht me ato vite të arta dhe faktin se si Milani ka ndryshuar shumë, sidomos sa i përket mbrojtjes.
“Milani pëson gol prej 13 ndeshjesh radhazi ndërsa ne ishte e vështirë të na shënoje. Ishte një futboll ndryshe në krahasim me atë të sotmin dhe sidomos ne kishim një mbrojtje tjetër, ndoshta më të fortën në historinë e futbollit.
Tasoti, pastaj Panuçi, Barezi, Kostakurta e Maldini ishin fenomenalë. Nëse para tyre luante Ançeloti, Rajkard, Boban apo Albertini, nuk kishte asnjë ndryshim,”, kujtoi Saviçeviç. /vipsport/