Jani Kaçi eshte nje nga emrat e njohur te historise se futbollit shqiptar. Ish-portieri i Skenderbeut, Partizanit, Kombetares, por edhe i Vllaznise ne ndeshjet historike ndaj Austrise se Vjenes, ka folur se fundi ne media per ecurine e kombetares ne Europian, por eshte ndalur edhe tek kampionati shqiptar.

“Me ndjenja euforie hynë edhe klubet shqiptare në takimet europiane dhe nuk treguan asgjë me kundërshtarë të dobët, duke përjashtuar Partizanin. Trashëgohet ky fenomen nga kampionati shqiptar, ku të gjithë ekipet duan titullin kampion pa u bazuar në elementët bazë të ndërtuar dhe studiuar nga stafe profesioniste.

Një përvojë të mirë e ka krijuar FSHF-ja dhe sot nuk ka rezultate spontane. Puna me strategji ka jetë të gjatë në karrierë. Nuk duhet të kesh, por të dish. Këtë më së miri po e bëjnë Takaj te Skënderbeu, Demi te Partizani dhe Hasanbelliu te Teuta. Kanë fituar eksperiencë, flasin pak dhe bëjnë shumë.

“Pritshmëritë për sezonin e ri? Kampionati i radhës nuk më rezulton të ketë nivel për disa arsye: lëvizje të lojtarëve nga një klub te tjetri dhe mungesa e stërvitshmërisë individuale dhe kolektive me ngarkesa të larta fizike. Kampionati është i gjatë dhe nuk ka shans që futbollistët ta përballojnë, nëse vijojnë me këtë metodë pune.

Më së miri e vërteton kampionati pa shikues dhe askush nuk bëhet pjesë e përfaqësueses. Shembujt pozitivë duhen promovuar nga specialistë vërtet të spikatur në të gjitha drejtimet, jo nga aktorë të shouve televizivë, ku suksesi vjen nga qeni dhe macja” shprehet legjenda e Kombëtares.