Luka Markexhani është një nga portierët më të njohur të historisë së futbollit italian.

Gardiani ishte titullar i paprekshëm i portës së Lacios në vitet ’90, ndërsa në arenën ndërkombëtare do të kujtohet gjithmonë për paraqitjen në Botërorin 1994 kur zëvendësoi Paljukën në tre ndeshje.

I intevistuar nga mediat italiane, ai ka dhënë mendimin e tij për atë që po shkëlqen në portën e Lacios aktualisht, Thomas Strakoshën, i kthyer në një të padiskutueshëm nën drejtimin e Simone Inzagit.

“Ai është një potier i kompletuar me një personalitet të fortë, u jep siguri shokëve të skuadrës. Nuk ka defekte të dukshme.

Teknikisht është i fortë por duhet të përmirësohet te shtyrja përpara. Nëse topin e ka afër trupit e pret, ndërsa ka më shumë vështirësi kur e ka sferën larg”, tregoi Markexhani për mediat italiane. /vipsport/