Naftëtari ka çaluar në ndeshjet e fundit, teksa fitorja mungon prej tri javësh. Skuadra kuçovare ka zhvilluar ndeshje të mira, por për fat të keq nuk ka marrë atë që ka demonstruar në fushën e lojës.

Në dy ndeshjet e fundit, me Veleçikun dhe Besëlidhjen, ishin të pafat. Megjithatë, kuçovarët janë përqendruar te sfida me Basanian. Kundërshtari është vlerësuar dhe fitorja mbetet objektivi kryesor.

Qendërmbrojtësit Entiliano Gjishti në prag të kësaj sfide, për “Panorama Sport” u shpreh: “Jemi munduar të lëmë pas atë zhgënjim të ndeshjeve të fundit, ku meritonim më shumë. Me Basania do të kërkojmë vetëm fitoren.

E njohim kundërshtarin me të cilin jemi ndeshur për Kupën e Shqipërisë. Pavarësisht eliminimit, është një skuadër e fortë dhe e mirëorganizuar. Besoj se do të kemi edhe mbështetjen e sportdashësve kuçovarë në këtë ndeshje delikate”.

Ndeshja ne mes Naftetarit dhe Basanias ka qene planifikuar te luhet diten e djeshme, por per arsye te kushteve atmosferike eshte shtyre per diten e hene ne ora 13:00 dhe te dy ekipet do te kerkojne fitoren ne kete 90 minutesh.