Nga Nderim GOCI

Ndeshja që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit mes vëndasve me të njejtin emër dhe Lushnjes, përbën për një nga duelet me interesante të javës së gjashtë të kampionatit të kategorisë së parë. Afërsia që kanë skuadrat në renditje shto dhe ballafaqimet plot rivalitet kampionatin e kaluar, shtojnë akoma më shumë “adrenalinën” e kësaj prag ndeshje.

Përballja me rivalin historik të matjanëve- Kastriotin është lënë pas dhe tashmë vëmendja është përqëndruar te ndeshja e rradhës me Lushnjen. “Pavarësisht humbjes me Kastriotin, ne kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, me një gjykim më korrekt, ne do të ishim kthyer me pikë nga kjo sfidë. Tashmë kjo ndeshje është lënë pas dhe e gjithë vëmendja është përqëndruar te ndeshja e së shtunës ndaj Lushnjes”, shprehet për “Shodra Sport” mbrojtësi lezhajn që luan prej dy vitesh me skadrën matjane, Patrik Fetaj.

Në vijim të komentit të tij, 25 vjeçari Fetaj, bën analizën e pesë ndeshjeve të zhvilluara, ku sipas tij, skuadra me pak kujdes duhet të kishte jo vetëm rezultate më të mira, por dhe një pozicion më komod në rënditje ” Barazimi ndaj Valbonës, e konsideroj baras me humbjen. Nëse i referohemi ecurisë së asaj ndeshjeje, skuadra ka qenë gjatë gjithë ndeshjes superiore ndaj Valbonës, kjo e shoqëruar me raste të pastra për shënim.

E njejta gjë ndodhi dhe në transfertën e Peshkopisë, dhe pse superore ndaj dibranëve, nuk shkuam më shumë se barazimi. Janë pikë që kërkohen në fund, ndaj duhet kujdes në shfrytëzimin e rasteve që na krijohen” Në prag është ndeshja me Lushnjen, që për mbrojtësin Fetaj, fitorja është i vetmi rezultat që i bën punë skuadrës së tij.

“Pavarësisht se luajmë në fushën tonë, do të jetë një ndeshje sa e rëndësishme për ecurinë e suadrës sonë dhe e fortë. Skuadra kundërshtare ka futbollstë cilësor, që të nxjerrin punë në cdo fushë. Mundësitë për të marrë tre pikëshin e rradhës në fushën tonë janë të mëdha. Jemi të motivuar për të dhënë maksimumin dhe me besim të vetja cdo gjë arrihet.

Marrja e tre pikëve ndaj lushnjes është jo vetëm objektiv, për një pozicionim më të mirënë rënditje, por dhe detyrimë për tifozët tanë që na ndjekin kudo” shprehet në fund të komentit të tij, mbrotësi Patrik Fetaj. Ndeshja ndaj Lushnjes për vetë rëndësinë që kjo sfidë ka të ngjarë të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm sportdashësish.