Tek Vllaznia po flasin mire çdo dite e me shume per teknikun e saj Mirsad Jonuz. Nje pjese e mire e opinionit sportiv por edhe specialiste te ndryshem ia faturojne atij pjesen me te rendesishme te suksesit te deritanishem.

Por Jonuz nga sa mesohet, mund te kishte qene fare mire trajneri i ekipit te Laçit sezonin e kaluar. Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim per mediat menaxheri i njohur Kosta Grillo.

“Në sezonin e kaluar Mirsadi mund të ishte edhe trajner i Laçit, por drejtuesit e klubit kurbinas menduan për një tjetër alternativë pas largimit të Besnik Prengës”- ka deklaruar Grillo.

Me siguri qe presidenti Laska duke pare tashme ecurine e ketij trajneri tek Vllaznia, mund te jete penduar qe nuk e ka marre ate, por mbase ka qene e shkruar qe Mirsad Jonuz te perfundonte ne Shkoder.

Aty ku te gjithe po e vleresojne dhe e respektojne ne maksimum per ate çfare eshte duke bere per skuadren e tyre te zemres dhe maqedonasi me origjine boshnjake, ndjehet mire per kete.
www.shkodrasport.com