Serjan Repaj i kthehet “zakonit” të golave. Shënoi dy kundër Tomorit dhe i dha më shumë ngjyra fitores. Në të 64-ën ishte i zakonshëm, në të 88-ën realizoi një kryevepër nga goditja e dënimit.
Gjatë intervistës së dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi tregon emocionet e këtyre dy episodeve dhe ecurinë e Apolonisë. Apolonia nuk po di të ndalet.
“Golat gjithmonë kanë rëndësi. Sa për pikët, aq edhe për moralin. Ku ka më bukur sesa të fitosh pastër e të bindësh me lojë në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Jam shumë i lumtur që shënova dhe më e rëndësishmja që skuadra ime arriti të merrte 3 pikë. Çdo gol përjetohet, por i dyti më entuziazmoi pa fund. Erdhi nga goditja e dënimit, gjë që e kam testuar herë pas here edhe në stërvitje.
Endrra ime? Të arrij të luaj një ditë me Kombëtaren shqiptare, sepse e kam pasur ëndërr që në fëmijëri veshjen e fanellës kuqezi. Gjithashtu në një të ardhme të luaj për një ekip jashtë Shqipërisë”- eshte shprehur Repaj.