Vllaznia është në krye të Grupi A në Kategorinë e Parë dhe ngjitja në Superligë nuk është thjesht një objektiv, por një detyrim për lojtarët e Vllaznisë. Një klub që ka bërë historinë në futbollin shqiptar, këtë sezon po provon dhe shijen e Kategorisë së Parë.

Një nga lojtarët kryesor është edhe portieri Alen Sherri. Gardiani 21-vjeç shihet si një nga talentët e shkollës shkodrane dhe tashmë është pjesë edhe e Kombëtares U-21. Gjatë merkatos së janarit ofertat për të nuk munguar, por vet lojtari i ka refuzuar pasi dëshiron të ngjisë në elitë Vllazninë dhe fakti që mbron portën shkodrane është një ëndërr e bërë realitet.

Në një intervistë për Newsport.al Sherri flet për ecurinë e skuadrës, refuzimet e klubeve si Partizani apo Skënderbeu si dhe i shpreh besnikëri Vllaznisë.

Festuat 100-vjetorin e themelimit të klubit. Përveç ngjitjes në kategorinë Superiore, çfarë u premtoni tjetër tifozëve shkodrane?

Tifozëve shkodrane u premtoj se do te jap maksimumin në çdo ndeshje per fanelën e Vllaznisë. Do e respektoj dhe do derdh djersë për këtë stemë të shenjtë në futbollin shqiptar.

Çfarë e shkaktoi humbjen me Erzenin, kundershtarin tuaj direkt?

Me Erzenin nuk ishim në një ditë te mirë. Gabuam të gjithë dhe mbajmë përgjegjësi për rezultatin. E rëndësishme është që reaguam në ndeshjet e tjera dhe tashmë kemi një diferencë që na qetëson disi, por nuk na e ul impenjimin. Ende nuk kemi arritur asgjë

Keni refuzuar Partizanin dhe Skenderbeun. Nëse ju vjen sërish një ofertë nga ta, do ta refuzoni sërish?

Jam i përqendruar vetëm te Vllaznia. Punoj për të rritur nivelin tim. Me ofertat merren menaxherët e mi, unë jam 24 ore i fokusuar vetëm te pasioni që kam.

Objektivi personal?

Objektivi im i vetem eshte ngjitja e Vllaznise ne Superiore.

Do t’i qëndroni besnik vllaznisë?

Jam lind dhe jam rritur në këtë stemë. E dashuroj këtë klub dhe është një ëndërr e bërë realitet fakti që mbroj portën e Vllaznisë. Punoj çdo ditë në stërvitje. Nuk jam asnjëherë i kenaqur me veten. Synoj të përmirësohem në çdo aspekt dhe “t’i vë celesin” portës se Vllaznisë./newsport/